Post Reply 
 
Thread Rating:
  • 0 Votes - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Kėshilla pėr automjete!
29-05-2010, 07:53 AM
Post: #1
Kėshilla pėr automjete!
Si tė pėrgatiteni pėr udhėtime tė gjata?

Nėse po bėheni gati pėr njė udhėtim tė gjatė me veturėn tuaj, ja disa kėshilla tė ēmueshme pėr pėrgatitjen e
veturės pėr njė rrugė tė rehatshme e tė sigurt.Para se tė niseni pėr rrugė ėshtė mirė qė veturėn tuaj ta lini pėr
disa ditė tek ndonjė servis i autorizuar pėr njė kontroll komplet. Por, meqė kjo mėnyrė ėshtėe gjatė dhe, relativisht
e shtrenjtė, atėherė gjėrat mund t’i merrni vetė nė duart tuaja, t’i bėni kėto kontrolle nė veturėn tuaj.

Ja disa nga kontrollet e domosdoshme qė duhet t’ia bėni veturės suaj, para se tė niseni pėr njė rrugė tė gjatė:

-shikojeni nivelin e vajit tė motorit, e nėse deri nė atė moment keni kaluar 5.000 km me atė vaj, preferohet ta ndėrroni tėrėsisht me vaj tė ri;
-shikojeni nivelin e likuidit nė sistemin e frenimit;
-shikojeni sasinė e likuidit pėr ftohjen e motorit; e nėse motori juaj nxehet shpesh, duhet patjetėr ta dėrgoni veturėn nė servis;
-testoni sistemin pėr fshirjen e xhamave, fshesat, dhe ujin nė pompėn e fshesave;
-testimi mė i rėndėsishėm lidhet me pneumatikėt (gomat) dhe nėse ata janė tė harxhuar preferohet ndėrrimi i sė paku dy prej tyre, por nė tė njėjtin bosht.

Mos harroni ta shihni edhe gjendjen e gomės rezervė. Dhe, nėse me vete do tė keni shumė valixhe,
preferohet qė tė gjithė pneumatikėt tė fryhen pėr rreth 0.3 bar mė shumė sesa e thonė rregullat;
- shikojeni gjendjen e amortizatorėve dhe, nėse me ta keni kaluar mė shumė se 50 mijė kilometra,
duhet tė konsultoheni me automekanikun;

Pas kėtyre kontrolleve, vetura juaj ėshtė e gatshme pėr rrugė tė gjata.

Hapi pasues ėshtė sesi tė ngarkohen valixhet. Duhet tė kini kujdes pėr baraspeshėn e veturės kur i ngarkoni gjėrat tuaja;
gjėrat mė tė rėnda vendosini nė fillim edhe atė, sa mė nė mes tė veturės, e mė pastaj gjėrat mė tė lehta.
Duhet tė kini kujdes sesi i palosni valixhet dhe gjėrat tjera sepse, nėse rrugės do t’ju duhet goma rezervė,
atėherė duhet tė keni mundėsi qė ta merrni atė sa mė lehtė.

Dhe, pasi t’i jeni pėrmbajtur kėtyre rregullave, ju jeni ta gatshėm pėr njė udhėtim tė sigurt me veturėn tuaj. Rrugė tė mbarė!



Pajisjet e obligueshme rezervė nė makinė

Nganjėherė asgjė nuk bėn punė, mirėpo disa gjėra tė imėta do t’ua lehtėsojnė jetėn nė rast tė njė ndonjė prishje tė paplanifikuar.

1. Njė hartė e re dhe e shfrytėzueshme edhe nė rastet kur jeni tė sigurt se, symbyllur mund tė arrini nė destinacionin, pėr ku jeni nisur
2. Celularin sigurisht nuk do tė harroni ta merrni me veti, po a keni marrė mbushėsin e tij, afėr krevatit nė dhomė tė fjetjes?
3. Ndoshta akumulatori ėshtė nė gjendje tė mirė, mirėpo pėr ēdo rast merrni me vete kabllot pėr ndezjen e motorit
4. Dritat rezervė konsiderohen si pajisje tė obligueshme, mirėpo ju pėr ēdo rast merrni me vete edhe siguresat shtesė
5. Nėse bateria e dorės nuk ėshtė miku juaj i pėrhershėm nė udhėtime, atėherė koha ėshtė qė kėtė shprehi ta ndryshoni
6. Kompleti i veglave elementare (kaēavidat, ēelėsat, etj) gjithashtu do tė ishin tė mirėseardhura, sikurse edhe brisku i njohur zviceran me shumė operacione
7. Pa marrė parasysh qė e keni me vete gomėn rezervė, merrni me veti edhe atė “qumėshtin” pėr arnimin e pneumatikėve tė shpėrthyer
8. Njė litėr e vajit tė motorit nuk do tė zė vend shumė nė makinė, e mund tė hyj nė punė
9. Nėse keni thes pėr fjetje pse jo, gjithmonė mund tė flini nė makinė
10. Mos e harroni ēelėsin rezervė – gjatė pushimeve origjinali mund tė humbet lehtė apo tė mbesė nė bravėn e ndezjes sė makinės, apo diku ku nuk ta shfrytėzoni.

Edhe diēka...
Nė asnjė mėnyrė mos e harroni kutinė e ndihmės sė parė e trekėndėshin qė ėshtė po ashtu janė tė obligueshme, si dhe jelekun reflektues!



Si ta kurseni benzinėn nė makinė?

Benzinėn mund ta kurseni nė makinėn tuaj duke e mbajtur atė, teknikisht nė rregull, por edhe me mėnyrėn tuaj tė vozitjes.
Gjendja e rregullt teknike e makinės ėshtė shumė e rėndėsishme edhe pėr harxhimin e benzinės, gjė tė cilėn do ta shini nė tabelėn
e mėposhtme e cila ju njofton nė detaje se sa, cila pjesė e makinės, ndikon nė kėto harxhime:

– kandelat 8%

– butoni i platinit 7%
– ndezja fillestare – parandezja 5%
– bobina 2%
– kabllot 2%
– termostati 1%
– karburatori 2%
– pajisja pėr start 10%
– filtri i ajrit 3%
– pompa e benzinės 1%
– nyjet pėr bartjen e benzinės 1%
– kompllungu 8%
– ventilet 7%
– boshti bregor 16%
– kompresioni 20%
– presioni nė pneumatikė 4%
– lloji i pneumatikėve 5%
– balancimi i gomave dhe rrotave 2%
– sistemi i jashtėqitjes se gazrave 5%
– ngarkesa e tepėrt 5%
– frenat 1%
– shtrati i rrotave 1%
– lyerja 5%
– aerodinamika e veturės 2%


Starti i motorit – Para se ta startoni motorin, duhet ta shtypni kompllugun dhe tė konstatoni nėse e tėrė aparatura po funksionon.

Nxehja e motorit – Motori, duhet sa mė parė, qė ta arrijė temperaturėn e punės, e kjo arrihet mė se shpeshti gjatė vozitjes.
Sapo motori tė punojė 30 sekonda, duhet tė niseni ngadalė, duke lėshuar kompllugun.

Nisja dhe ndalja e veturės – Nėse niseni nė njė terren tė rrafshėt, nuk duhet t’i jepni shumė gaz makinės, por as ta mbani shumė
gjatė tė shtypur kompllugun. Pėrpiquni qė sa mė parė, me gaz optimal, ta vini nė lėvizje veturėn tuaj.

Ndėrrimi i marsheve – Nė njė kohė sa mė tė shkurtėr duhet ta ndėrroni marshet nė pėrputhje me lėvizjen, kurse marshin ta mbani
sa mė pak nė pozitė neutrale. Motori duhet tė mbahet nė secilėn shpejtėsi deri nė rrotullimet optimale.
Gjatė ngasjes nė qytet duhet tė ndėrrohen sa mė shpesh marshet.

Dozimi i gazit – Duhet t’i ikni shtypjes sė shpeshtė dhe tė fuqishme tė gazit. Nė rrugė tė hapur, duhet qė sa mė parė tė arrihet
shpejtėsia optimale dhe duhet ta pėrshtatni shpejtėsinė me kushtet e rrugės, kėshtu qė do t’i pėrdorni sa mė pak frenat.

Mbushja me benzinė – Mė se mirė ėshtė qė makinėn ta mbushni me benzinė qė nė mėngjes sepse, atėherė ėshtė mė ftohtė dhe
benzina ėshtė mė “e qetė”. Verės, kur koha ėshtė shumė e ngrohtė, mos e mbushni pėrplot rezervuarin e makinės suaj sepse, ai do tė avullohet.


Pėrgatiteni automobilin pėr dimėr

Edhe pse moti deri tash ka qenė mė shumė pranveror sesa dimėror, megjithatė automobilin duhet ta keni gati pėr dimrin e ftohtė dhe tė gjatė.
Pėr siguri nė rrugė gjatė dimrit ekzistojnė dy lloj kėshillash - mė mirė t’i dėgjojmė ato - sesa tė pendohemi mė pastaj.
Nė Kosovė, pėr dallim nga disa vende evropiane, pėrdorimi i pajisjeve dimėrore ėshtė i rregulluar nė bazė kohore. Kėshtu,
nga 15 nėntori deri mė 15 mars shoferėt obligohen qė ato t’i bartin nė makinė.

Me pajisjet dimėrore nėnkuptohet: pėrdorimi i tė katėr gomave dimėrore apo zinxhirėve nė rrotat tėrheqėse - megjithatė ekspertėt
kėshillojnė qė vozitėsit, ndėr tjera, tė kontrollojnė domosdo frenat dhe aftėsitė e tyre frenuese – ashtu qė gjatė frenimit nė rrafshinė,
vetura nuk do tė duhej tė anonte.

Ndėrrojini filtrat dhe vajin e automobilit tuaj dhe kėrkoni nga automekaniku qė t’i kontrollojė kabllot dhe gypat e motorit pėr tė parė
ndonjė dėmtim tė mundshėm. Kontrollojini dritat, mekanizmin e ndezjes dhe gjendjen e baterisė - madje rekomandohet edhe kontrolli i
bazės sė makinės si dhe gjendja e pėrgjithshme e llamarinės sė automobilit.


Dėmtimet e vogla tė ngjyrės ėshtė mė mirė tė riparohen para dimrit, sepse shpesh kombinimi i kripės me baltė – qė ngjiten nė makinėn tuaj -
mund ta pėrkeqėsojnė gjendjen e saj.

Vozitėsit me pėrvojė nuk e pėrdorin kot shprehjen: Gomat ta shpėtojnė kokėn. Bashkė me frenat dhe mekanizmin drejtues, gjatė dimrit
gomat janė elementi mė i rėndėsishėm i sigurisė. Gomat e dimrit me formėn e tyre karakteristike, mė lehtė lėvizin nėpėr borė sesa gomat verore.
Kėshtu automjeti do tė lėvizė mė lehtė nga vendi dhe mė lehtė do tė ndalet, respektivisht do tė frenojė. Ėshtė e qartė se gomat e verės
nuk do tė ngjiten si duhet nė borė - andaj nuk do t’ju hyjnė nė punė fare.

Ofertat qė mund t’i gjeni nė tregun kosovar dhe te gomistėt nuk janė aspak mė tė kėqija se ato nė shtetet perėndimore.
Pos gomave tė shtrenjta nga prodhues me renome, nė tregun kosovar mund tė gjendet edhe njė numėr i madh gomash cilėsore me ēmim tė arsyeshėm.

Ėshtė shumė e rėndėsishme qė tė pėrzgjidhet kompleti i vėrtetė i gomave pėr automjet nga i njėjti prodhues dhe tė montohen nė tė katėr rrotat,
e jo vetėm nė ato tėrheqėse, sikurse ėshtė “adet” te ne.

Natyrisht, nėse buxheti familjar nuk lejon blerjen e gomave tė dimrit dhe nė rast se ngisni nėpėr rrugė tė qytetit,
mund tė dimėrohet edhe me goma universale, tė cilat mund tė pėrdoren edhe gjatė dimrit edhe gjatė verės.

Vozitėsit e automobilave mė tė vjetėr, gjithsesi duhet ta kontrollojnė gjendjen e baterisė, qė tė mos e sjellin ēelėsin kot nė orėt e ftohta tė mėngjesit
dhe tė dėgjojnė “gugatjen” e makinės, apo edhe tė kthejnė kokėn nga ndonjė fqinjė, i cili mund t’i ketė kabllot pėr ndezjen e makinės.

Ėshtė po ashtu e rėndėsishme qė tė kontrollohet edhe gjendja e fluidit nė automobil. Pikėsėpari uji qė shėrben pėr ftohjen e makinės.
Para ēdo dimri, vozitėsve u rekomandohet kontrollimi i antifrizit dhe ndėrrimi i tij me kohė.

Kushtojini vėmendje edhe fluidit pėr pastrimit e xhamit tė pėrparmė, i cili duhet t’i rezistojė ngrirjes,
si dhe kontrollojeni gjendjen e fshesave tė kėtij xhami dhe atij tė prapmė.



Frena e dorės

Shumė e rėndėsishme, por kryesisht nuk i kushtohet vėmendje sa duhet.
Automjetet shpesh nuk mund tė kalojnė kontrollin teknik pėr shkak tė frenės nė gjendje jo tė rregull, sepse shumė vozitės nuk i kushtojnė
vėmendje kėtij sistemi shumė tė rėndėsishėm. Shpesh edhe evitojnė pėrdorimin e saj, por thjesht vendosin marshin “nė shpejtėsi” dhe ashtu
e lėnė automjetin e tyre. Duke vepruar nė kėtė mėnyrė nuk do tė kursejnė asgjė, e me kohė mund tė vjen edhe deri tek ngujimi i spangos si
pasojė e mospėrdorimit afatgjatė.

Automjetet zakonisht pėrmbajnė frenė mekanike tė dorės, e cila vepron nė boshtet e prapme, ajo frenon ēikrikun apo disqet, varėsisht nga
lloji i automjetit, dhe mė kėtė ajo duhet tė funksionojė nė mėnyrė tė pavarur nga frena hidraulike e kėmbės. Nė rast se automjeti prapa ka
ēikrikė, atėherė nė tė njėjtat frena ndikojnė edhe frena e dorės dhe ajo e kėmbės, derisa nė disqe montohen dara shtesė
(shtrėngohen nė mėnyrė mekanike) por edhe disk i veēantė.

Nė secilin rast, frena e dorės duhet tė jetė nė gjendje tė rregullt, qė do tė thotė se mund ta mbajė automjetin nė vend edhe nė pėrpjetėn
mė tė madhe. Pasi qė, siē kemi sqaruar mė lartė, sistemet e frenave tė dorės dhe tė kėmbės janė tė ndara, automjetet shpesh nuk kalojnė
kontrollin teknik, edhe pse nė vozitje ndalin pa problem.

Siē thamė, frena e dorės mund tė pėrdoret si mjeti i fundit pėr ndalim kur sistemet tjera nuk veprojnė. Pėr tė ditur se ēfarė ndodhė kur
frenoni vetėm me frenin e dorės, provoni disa herė nė parking tė zbrazėt apo nė ndonjė hapėsirė pėrkatėse. Bėni kėtė me shumė kujdes
dhe fillimisht me shpejtėsi tė ulėt, sepse automjeti mund tė ju bart anash.

Nėse nuk ‘kafshon’, menjėherė tek mjeshtri.



Defektet e mundshme nė pajisjet elektrike tė makinės

Mė poshtė do tė mund tė gjeni katėr nga defektet mė tė mundshme tė pajisjeve elektrikė nė makinė dhe disa kėshilla si tė dini tė gjendeni
nė situata tė tilla. Akumulatori – Nėse ju ndodh qė nė momentin kur i jepni makinės kontakt, nė tabelėn e instrumenteve ndizet drita qė
tregon shtypjen e vajit, jo mė intensitetin e zakonshėm por mė dobėt, defekti mund te jetė nė lidhjen e dobėt tė akumulatorit apo edhe
nė mos mbushjen e duhur me likuid tė vetė akumulatorit.

Kontakti – Nė qoftė se kur ju e sillni ēelėsin dhe ai nuk e aktivizon motorin, kurse dritat nė tabelat e instrumenteve kanė ndriēim normal,
defekti mund tė jetė nė vetė bravėn e kontaktit apo nė elektronisėsin.

Kutia shpėrndarėse – Por nėse elektronisėsi e sjell motorin, por edhe pėrkundėr kėsaj motori nuk ndizet, defektin duhet ta kėrkoni nė kutinė shpėrndarėse.

Kabllot – Gjėja e parė qė duhet tė shihet tė kabllot ėshtė se a janė mirė tė lidhura me kutinė shpėrndarėse, kandelat etj. Nėse lidhjet nuk janė tė mira,
ato ose janė djegur ose janė lagur. Me njė leckė tė pastėr duhet ta largoni papastėrtinė kurse, me pastaj, mė njė brushė letre duhet t’i pastroni vendet ku lidhen kabllot.


Ndėrrimi i vajit nė makinėn tuaj

Baza pėr punėn e ēdo motori ėshtė lubrifikimi i mirė, e kjo ėshtė e pamundur pa vaj kualitativ mė pėrbėrje pėrkatėse.
Prodhuesi i automjetit tuaj, nė udhėzimin pėr menaxhim dhe mirėmbajtje, ka theksuar karakteristikat e mjeteve lubrifikuese
tė cilat do tė duhej tė pėrdornit, dhe tė njėjtat gjatė afatit garantues, gjithsesi t’iu pėrmbaheni. Edhe personi,
tek i cili i bėni kontroll automjetit, gjithashtu ka pėr detyrė qė gjatė ndėrrimit tė vajit, t’ju vendos nė motor, vetėm llojin e pėrshkruar tė vajit.

Pas afatit garantues mund tė pėrdorni prodhimin sipas qejfit tuaj, por domosdoshmėrisht kushtoni vėmendje pėrmbajtjes dhe kualitetit.
Mos i pėrzieni lubrifikantet shumė-gradėshe dhe njė-gradėshe, e gjithashtu duhet t’i shmangeni vendosjes sė vajit sintetik dhe mineral dhe anasjelltas.

Nė rast se motori i automjetit tuaj ėshtė nė gjendje tė mirė, dhe brenda vitit nuk kaloni numėr tė madh kilometrash, atėherė pranoni porosinė
mbi periudhėn e ndėrrimit tė cilėn e jep prodhuesi. Nė tė gjitha rastet tjera, ndėrroni vajin mė shpesh, dhe njėkohėsisht ėshtė mirė tė ndėrrohet edhe filteri.
Nėse nuk e pėrdorni asnjėherė, prapėseprapė ndėrrojani vajin sė paku njė herė nė vit.

Shpenzimi i vajit paraqet masėn e cila derdhet nė motor, nė mes tė ndėrrimeve tė bėra nė 1.000 kilometra tė kaluara.
Secili motor shpenzoj vaj, e sasia varet nga konsumimi i tij. Normalisht, kjo sasi sillet prej 0.2 deri nė 0.5 litra,
derisa te motorėt e vjetėr pranohen edhe vlera mė tė mėdha.

Niveli i vajit do tė duhej tė kontrollohet ēdo 500 kilometra tė kaluara, gjė qė nuk do tė duhej tė harronit. Po qė se motori mbetet pa vaj, dėmi do tė jetė katastrofal.

Gjatė sezonit tė dimrit vaji trashet, andaj paraqitet ndezja e vėshtirėsuar e motorit. Qė tė parandaloni kėtė,
nė fillim tė sezonit tė ftohtė – merrni vajin me viskozitet pėrkatės. Pos kėsaj, mos e nxehni motorin nė vend,
gjė qė shumica e njerėzve e praktikojnė. Pritni tridhjetė sekonda dhe nisuni ngadalė. Vozitni me rrotullime tė vogla
derisa nuk tė arrihet temperatura punuese, qė nuk do tė duhej tė zgjas mė shumė se dhjetė minuta.

Edhe njėherė, vaji ėshtė parakusht kryesor pėr funksionim tė rregullt tė automjetit tuaj, andaj kushtojini vėmendjen e duhur.
Gjithashtu, tentoni tė blini vetėm produkte origjinale, edhe pse nė ditė tė sotme kjo ėshtė bėrė bukur e vėshtirė.



Kontrolloni gomat

Last Updated on Monday, 18 January 2010 05:53 Written by admin Monday, 18 January 2010 05:53

Para dimrit duhet tė kontrollohen gomat posaēėrisht nė boshtet tėrheqėse, tė kontrollohet akumulatori,
kualiteti i antifrizit dhe tė hidhet glicerinė nė brava. Bora, akulli dhe temperaturat nėn zero tanimė i kemi
provuar sepse veēmė jemi nė dimėr.Gjėja e parė qė duhet bėrė ėshtė tė kontrollohen gomat se nė ēfarė gjendje janė.
Fryni ato nė nivelin nė tė cilin i pėrshkruan prodhuesi i automjetit, e mė pas kontrolloni thellėsinė e larave.

Sipas rregullave nė fuqi, minimumi ėshtė dy milimetra, por nė kushtet dimėrore kjo nuk mjafton edhe aq.
Me goma tė shlyera nėpėr borė jo vetėm qė ėshtė e vėshtirėsuar pėr shkak tė rrėshqitjes sė vazhdueshme,
por edhe e rrezikshme. Prandaj ėshtė mė sė miri tė blihen sė paku njė palė goma tė reja.

Kėtė gjė e kanė tė qartė ata tė cilėt tanimė kanė pasur aksidente nė sipėrfaqe tė rrėshqitshme, sepse kanė vozitur goma
tė shpenzuara. Sa pėr rikujtim rruga e ndalimit nė borė me goma kualitative nganjėherė ėshtė dyfish mė e shkurtėr sesa kur gomat janė tė shpenzuara.


Kėshilla pėr tė kursyer karburant II

Edhe nėse nuk keni mundėsi tė blini automjet i cili harxhon mė pak, ka mundėsi tė shumta pėr tė kursyer tė holla
pavarėsisht se ēfarė veture vozitni.Ja disa kėshilla dhe njėkohėsisht edhe disa shpjegime tė paragjykimeve tė cilat shumica e vozitėsve i kanė.

Filloni duke menduar kursimin

Kursimet mė tė mėdha tė parave nuk vijnė pėr shkak tė ndonjė risie teknologjike, por nga disa rregulla tė vjetra: ndajeni udhėtimin me dikė.
Nėse keni ndonjė mik ose fqinj, me tė cilin mund tė shkoni nė punė dhe tė ktheheni sėrish me njė veturė, kurseni 50% tė harxhimit.
Nuk ka asnjė mėnyrė tjetėr qė do t’u kursejė aq para. Po ashtu, nėse familja juaj ka dy automjete, atėherė voziteni atė qė harxhon mė pak sa mė shumė qė mundeni.

Edhe udhėtimi me trafik urban po ashtu mund tė ju kursejė. Kjo po ashtu ndihmon edhe nė uljen e ngarkesės nė rrugė,
ashtu qė pėrveē vetes do t’iu ndihmojė edhe tė tjerėve.

Lehtėsojeni veturėn

Ngarkesa nė peshė ėshtė armik natyror i ekonomisė nė vozitje.
Andaj me largimin e gjėsendeve tė panevojshme, ose edhe personave, nga vetura juaj kurseni edhe karburant.

Vozitni duke kursyer

Qė nė start tė vozitjes ju mund tė kurseni karburant, duke marrė parasysh se shpejtoni pėrnjėherė ose ngadalė.
Starti i menjėhershėm rrit harxhimin e karburantit nė mėnyrė drastike.

Edhe shpejtėsia maksimale po ashtu luan rol. Numri mė i madh i veturave janė mė kursyese kur lėvizin me shpejtėsi
relativisht tė ulėt nė shkallėn e fundit tė shpejtėsisė sė mundshme. Rezistenca e erės rritet nė mėnyrė eksponenciale
me rritjen e shpejtėsisė, ashtu qė me rritjen e shpejtėsisė, nė kėtė aspekt ulet kursimi i veturės. Treguesit ekonomik
nė tabelėn e kontrollimit janė shumė preciz, ashtu qė shumė shpejt do tė mėsoheni tė vozitni ekonomikisht nėse i pėrcillni ato.

Parandalimi

Nėse gomat janė tė fryra aq sa duhet dhe motori punon ashtu si duhet, harxhimi do tė jetė i vogėl.
Gomat jo mirė tė fryra mund ta rritin harxhimin dukshėm. Madje edhe nėse ju duket se vetura juaj lėviz si duhet,
ndezja e shpeshtė e sinjalit tė kuq tė karburantit, mund tė tregojė se ka ndonjė problem tė caktuar pėr tė cilėn arsye vetura harxhon mė shumė karburant.

Hapja e dritares apo klima?

Kjo ėshtė njė pyetje e shpeshtė, pasi pėr dallim nga nxehėsit tė cilėt shfrytėzojnė nxehtėsinė e lirė tė motorit pėr tė
ngrohur brendinė e veturės, klima shfrytėzon fuqinė e motorit dhe ul kursimin. Pėr fat tė keq kėtu nuk mund tė jepet pėrgjigje se cila ėshtė mė e mirė.

Nėse vetura juaj ka qėndruar nė ajėr, dhe e keni mė nxehtė brenda se jashtė, vozitni njė kohė me dritare tė hapur pėr ta freskuar.
Pastaj, kur tė dilni nė rrugė tė hapur, mbylleni dhe lėshoni klimėn. Aerodinamika ėshtė e rėndėsishme nė shpejtėsitė e mėdha,
ashtu qė nėse vozitni me mė pak se 60 km/orė, hapja e dritareve nuk do tė ketė edhe ndonjė efekt nė aerodinamikė.
Kjo po ashtu varet edhe nga automjeti. Te veturat tė cilat kanė aerodinamikė tė mirė, hapja e dritareve do tė ketė
njė efekt mė tė mirė. Por nėse keni kabriolet, do tė harxhoni mė pak nėse e keni veturėn e mbyllur.

Mbajtėset mbi ēati
Kur flasim pėr aerodinamikė, mbajtėset mbi ēati, si shtesat pėr biēikletė ose pėr ski mbi veturė vetėm sa ju dėmtojnė,
madje edhe kur janė tė zbrazėta. Nėse ato i largoni, kjo do t’i ndihmojė edhe veturės tė lėvizė mė mirė nė erė.
Po ashtu hiqni dritaret kundėr erės, pasi do tė ndihmojnė nė aerodinamikėn e veturės.

Benzinė super ose normal

Karburanti me mė shumė oktan kushton mė pak, por a duhet ta shfrytėzoni kėtė? Shumica e veturave tė sotme
pėr tė cilėt ėshtė propozuar super, mund pa problem tė lėvizin me normal, madje edhe nė periudha mė tė gjata pa pasoja.

Ėshtė e vėrtetė se kjo ul ca efikasitetin e veturės, por jo deri nė atė shkallė sa tė mposhtė kursimin qė realizoni
me karburant mė tė lirė. Megjithatė, kjo vlen vetėm pėr veturat pėr tė cilat vetėm preferohet super, dhe jo kėrkohet domosdo.
Nėse automobili luaj ka mbushės turbo ose super, mė mirė ėshtė t’i pėrmbaheni superit.

[Image: ksm_logo.jpg]
Find all posts by this user
Quote this message in a reply
29-05-2010, 10:10 AM
Post: #2
RE: Kėshilla pėr automjete!
Dezinfektimi i pajisjes sė aklimatizimit
[Image: f.0407013314948_m.jpg]
Pajisja e aklimatizimit kėrkon mirėmbajtje, pėrndryshe me kalimin e kohės nga ajo do tė fillojnė tė shpėrndahen aroma tė pakėndshme.

Pėr aromat e pakėndshme tė aklimatizimit janė pėrgjegjės mikroorganizma tė ndryshme (kėrpudha, baktere, e tė ngjashme), tė cilat falė lagėshtisė, ngrohtėsisė dhe mungesės sė dritės shumohen tek avulluesi.

Kėto mikroorganizma krijohen nė sipėrfaqen e cila grumbullohet nga smogu, pluhuri, poleni dhe fije tė ndryshme. Era e pakėndshme paraqitet si produkt i metabolizmit tė tyre, e ky kundėrmim ėshtė veēanėrisht i madh atėherė kur aklimatizimi nuk vihet nė funksion pėr njė kohė mė tė gjatė. Nė fakt, derisa aklimatizimi nuk ėshtė nė funksion, mikroorganizmat zhvillohen pandėrprerė, prandaj problemi intensifikohet shpejt. Thithja e kėtij ajri nuk ėshtė vetėm i pakėndshėm, por edhe e pashėndetshėm, sepse mund tė shkaktoj disa lloj telashesh.
[Image: kondicioneri1.jpg]
Avulluesi, pėrndryshe, pajisja pėr ndryshimin e gjendjes agregate nė pajisjen e aklimatizimit, pasi qė kryesisht ėshtė vendosur nė njė vend qė nuk ėshtė edhe aq lehtė t’i qasesh dhe kėshtu e bėn pastrimin e tij ėshtė shumė tė koklavitur. Prandaj janė shumė tė dobishme substancat pėr pastrim nė formė nė spėrkatėsit apo shkumės, me tė cilėt, dorėn nė zemėr, arrihen rezultate afatshkurtra, e as efikasiteti i tyre nuk ėshtė shumė pėr t’u lavdėruar.

Sa pėr ilustrim, ekziston njė lloj shkume e cila me anė tė njė gypi futet drejtpėrsėdrejti nė vrimat e ventilimit dhe ashtu arrin deri tek avulluesi. Spėrkatėsit deri diku janė mė efikas, pasi qė arrin deri tek secila pikė nė sistemin e ventilimit dhe nė tėrė kabinėn. Si tė pėrdorėn spėrkatėsit: tė ndizet motori, tė aktivizohet pajisja e aklimatizimit nė minimum, tė aktivizohet riqarkullimi dhe tė kyēet ventilatori nė maksimum, tė hapet kapaku i spėrkatėsit dhe tė vendoset nė dysheme, tė lihet aty dhe tė mbyllen dyert e automjetit.
[Image: pastruesi1.jpg]
Spėrkatėsi do tė zbrazet pėr afro 15 minuta, kur edhe duhet tė hapet dera e automjetit. Megjithatė, pastrimi mė efikas kryhet me anė tė njė revoleje speciale me sondė dhe gėrryese e cila sillet, tė cilat me anė tė njė substance speciale pėr dezinfektim nėn presion tė madh edhe fizikisht i largon shtresat e krijuara.

Preventiva

Pajisjen e aklimatizimit gjithsesi ndaleni 10 deri nė 15 minuta para fikjes sė automjetit, nė mėnyrė qė ajri tė mund tė thajė kondensatorin. Siē edhe thamė, lagėshtia ėshtė faktori kryesor i cili ndikon nė zhvillimin e mikroorganizmave, prandaj kėshtu u krijohen kushtet e pafavorshme.

[Image: ksm_logo.jpg]
vw Group.
Visit this user's website Find all posts by this user
Quote this message in a reply
29-05-2010, 07:20 PM
Post: #3
RE: Kėshilla pėr automjete!
hallall per postin S.Loeb shum informata tmira edhe tsakta i paske jep

create animated gif

VR6 pure sound, pure power.
Find all posts by this user
Quote this message in a reply
31-05-2010, 09:35 PM
Post: #4
RE: Kėshilla pėr automjete!
Bravo....djema hallal per mundin e punen qe e keni ba, e kish me qene qe ne te ardhmen te kemi me shum keso postime ....Bravo edhe 1 her...
Find all posts by this user
Quote this message in a reply
Post Reply 


Possibly Related Threads...
Thread: Author Replies: Views: Last Post
  Volkswagen tĆ«rheq 168 000 automjete Gaz Tuning 80 19,491 14-10-2011 12:02 PM
Last Post: black drag
  Honda, Chrysler dhe VW terheqin automjete ks-motors 0 907 20-12-2010 06:31 AM
Last Post: ks-motors
  Mercedes tėrheqė 85.000 automjete matrix 2 2,132 08-11-2010 07:27 PM
Last Post: PREDATOR
  Google paraqet nė trafik automjete tė menēura: ato lėvizin vet! Gaz Tuning 2 2,497 08-11-2010 07:26 PM
Last Post: PREDATOR
  Toyota sėrish tėrheq 1.5 milionė automjete ks-motors 0 779 22-10-2010 07:50 PM
Last Post: ks-motors
  Lidl do tĆ« shes automjete me lirim driton.d 0 730 11-03-2009 11:01 PM
Last Post: driton.d

Forum Jump:


User(s) browsing this thread: 1 Guest(s)