
Përgjegjësit në VW kanë deklaruar se shumë shpejt duhet të jepet përgjigjja ndaj modelit tejet të popullarizuar Nissan Juke dhe sapo të prezantuarit Opel Mokka. Në këtë drejtim tashmë po zhvillohen dy modele Crossover.
Më i vogli do të vjen në platformën e modelit Up!, derisa për zhvillimin e modelit më të madh, do të përdoret platforma e modelit Polo. Ekspertët kalkulojnë se këto modele do të kushtojnë më pak se 20 mijë euro.