baneri
Vettel i pari në një betejë të ngushtë me Raikkonen

Vettel i pari në një betejë të ngushtë me Raikkonen

Kampioni botëror Sebastian Vettel mori fitoren e tij të parë të vitit 2012 në një betejë të ngushtë me Kimi Raikkonen të Lotus në Grand Prix Bahrain. Piloti i Red Bull, Sebastian Vettel fitoi garën e katërt të kampionatit të këtij viti në Formula 1, dhe ishte fituesi i katert i ndryshem ne kete sezone qe na rikujton se sezona do te jete e plot supriza.

Për kampionin aktual kjo është fitorja e parë në këtë sezon, dhe e 22 –ta  në karrierën e tij, ndërsa në finish hyro pas përshkroi shtegun për 1:35:16.990 orë.  Në vendin e dytë, me tre sekonda pas u rendit Kimi Raikkonen i Lotusit, përpara kolegut nga ekipi, Roman Grosjean.

Ndërsa në fazën e parë të garës u duk që piloti Lewis Hamilton i McLaren Mercedes do të jetë në gjendje të luftoj për fitore, por problemet në bokse i kushtuan shumë, me që rast mbeti larg së qeni në podium. Pas kësaj fitoreje Vettel ngjitet në vendin e parë të renditjes së pilotëve me 53 pikë ndërsa pasohet nga Hamilton me 49 pikë. Në renditjen e konstruktorëve kryeson Red Bull me 101 pikë kurse në vendin e dytë gjendet McLaren Mercedes 92 pikë.

baner
Bashkohu me ne Facebook dhe Twitter
Video e Dites